Ora News - Stuhi reshjesh në vend, përmbytje në Gjerokastër

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Java ka nisur me stuhi reshjesh në të gjithë vendin. Raportohen përmbytje në qytetin e Gjirokastrës. Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.

Ndërsa po mbahet në monitorim përroi i Cullos pasi gjatë natës është përmbytur një banesë. Edhe përroi në Lazarat ka vërshuar në rrugë.

Prefektura informacion mbi qarkun e Gjirokastrës

Deri në orën 08:20, situata në qarkun e Gjirokastrës paraqet këto problematika.

"Në qytetin Gjirokastër nuk paraqiten probleme. Mjetet dhe forcat e të gjithë agjencive në terren.Përroi i Çullos ka sjellë inerte në rrugë. Kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi. Po punohet me 1 skrep. Në Nj.Ad.Cepo, Lunxhëri, Picar dhe Antigone nuk raportohen probleme.Në Nj.Ad.Lazarat po punohet për mbajtjen nën kontroll të përroit të Sopotit, nga prurjet dhe inertet. Janë duke shkuar 2 mjete dhe forca. Në Nj.Ad.Odrie, rrugët të kalueshme, po punohet për pastrimin e kanaleve anësore.Lumi Vjosa nuk ka prurje. Eshte ne nivelin 0.5 m.Sa i përket energjisë elektrike në njësine administrative Ballaban bashkia Këlcyrë 6 familje në fshatin Kondas nuk kanë energji elektrike. Janë njoftuar grupet e punës së OSHEE për riparimin e tyre".

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/java-nis-me-reshje-shiu-parashikohen-permbytje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended