Ora News - Stuhi reshjesh në vend, përroi i Ficos përmbyt Gjirokastrën

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Java ka nisur me stuhi reshjesh në të gjithë vendin.

Raportohen përmbytje në qytetin e Gjirokastrës.

Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.

Ndërsa po mbahet në monitorim Përroi i Cullos pasi gjatë natës është përmbytur një banesë.

Parashikimi i motit në të gjitha qarqet

Meteoalb njofton se sot (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin.

Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16/20 °C

në vendet e ulëta: 16/19 °C

në vendet malore: 9/13 °C

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/java-nis-me-reshje-shiu-parashikohen-permbytje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp