Hekurudha Shqiperi - Kosove / Projekt me kosto te larte per taksapaguesit - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te premten dy qeverite shqiptare, ajo e tiranes dhe prishtines zyrtare mes 13 marreveshjeve te dakortesuara, firmosen edhe nje memorandum bashkepunimi per transportin hekurudhor. Ndertimi I nje hekurudhe qe lidh dy vendet tona sipas kryeministrit rama shkon paralelisht me projektin qe porti I durresit te jete nje port I perbashket per shqiperine e kosoven EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE?Sot hedhim një hap të rëndësishëm për eksplorimin e mundësive për ndërtimin e linjës hekurudhore mes dy vendeve në kuadrin e zhvillimit të korridoreve rajonale, hekurudhore, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë teknik dhe profesional. ?Ideja e ndertimit te nje hekurudhe qe lidh shqiperine me kosoven nuk eshte e re. Ne vitin 2009 pasi u kthye nga prishtina ne mbledhjen e qeverise Sali berisha lajmeroi nisjen e punes per kete projektSALI BERISHAISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE8 TETOR 2009?Por lidhja hekurudhore me Kosovën ka rëndësi të jashtëzakonshme, Ne do shohim se nga do të dalë fizibiliteti, nga Miloti drejt Prizrenit apo Vau i Dejës drejt Gjakovës. Por ky studim duhet të fillojë menjëherë. Pas studimit, fillon projekti. Le ta kemi gati se në rast se nuk fillohet në këtë mandat, ky të jetë projekti i parë që fillohet në mandatin 2013-2017.?Por nese te gjithe kryeministrat premtojne hekurudhen shqiperi kosove, pak ose aspak flitet se cfare perfitimi ekonomik kane dy vendet tona nga nje investim I cili do tu kushtoje shume para taksapaguesve shqiptare. Edhe sot ka shume debate per rrugen e kombit, e cila sipas nje studimi te bere nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave disa vjet me pare, nuk ndihmoi rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pasi sipas ketij studimi ?eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri nuk ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por ajo po shërben si rrugë alternative. Kjo tregon se per keto vepra, perpara se te bwhen premtime, duhet te shihet leverdia e tyre ekonomike qe te mos perfundojne te parealizueshme ose me kosto shume te larta per taksapaguesit.

Recommended