Top News - Lëvizjet brenda shkollës/ ‘Vetëm me maskë e sipas rregullave’

  • 3 years ago
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka vijuar me publikimin e videove sensibilizuese që përcjellin mesazhe të qarta në lidhje me domosdoshmërinë e përshtatjes ndaj rregullave të distancimit fizik gjatë rikthimit në shkollë.

?Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik. Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët?, shprehet Shahini në postimin e saj në rrjetet sociale që shoqëron videon.

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore do të jetë përcaktuar në mënyrë të atillë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të, ndërsa rregullat për lëvizjen e nxënësve do të jenë të afishuara ne? ambientet e brendshme të shkollave. Qëndrimet nëpër korridore nuk janë të lejueshme, teksa gjatë lëvizjes në korridore nxënësit duhet të respektojnë dhe mbajnë largësinë minimale prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, komunikimi, në rast nevoje i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesaShahini#School#TopChannel

Recommended