Report TV - Rrëzimi i helikopterit të FA MM: Fluturimi sipas rregullave

  • 8 years ago
Është mbyllur këtë të enjte hetimi administrativ i urdhëruar nga Ministria e Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145, më 6 prill 2016, në ujërat e Liqenit të Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotët e FA.

"Në përfundim të këtij hetimi administrativ, grupi i punës doli në përfundimin se: planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Forca Ajrore, Baza Ajrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore," thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Recommended