Wake Up/ Ana Kaçinari një “Elise in Wonderland”: Gjergji shtysa ime për klipin

  • 4 years ago
Mëngjesin e sotëm në studion e ?Wake Up? ishte e ftuar pianistja Ana Kaçinari, motra e këngëtarit Gjergj Kaçinari e cila pak ditë më parë ka prezantuar projektin ??Elise in Wonderland?, e inspiruar nga vepra e Beethoven, Für Elise. Ajo theksoi se shtysa e saj për t?u mediatizuar ka qenë pikërisht vëllai i saj Gjergji i cili është marrë dhe me arranxhimin e këtij projekti. Ajo theksoi se për këtë projekt ka punuar përgjatë periudhës së karantinës. Ana i ka filluar mësimet e para për piano kur ka qenë vetëm 5vjeç dhe më pas filloi Liceun Artistik ?Jordan Misja? dhe pas diplomimit ndoqi studimet pas universitare në Itali në ?Arts Academey?. Po flasim për pianisten Ana Kaçinari, me të cilën në fakt s?kishte si të ndodhte ndryshe duke qenë se vjen nga një familje me dy prindër muzikantë. Kujtojmë këtu se Ana është motra e madhe e këngëtarit, Gergj Kaçinari. Fundjavën që lamë pas Ana ka prezantuar projektin e ri ?Elise in Wonderland?, një projekt të bazuar në veprën e famshme të Beethoven e cila pret të pasohet nga produksione të tjera të veprave po kaq të njohura. Nga ana tjetër Ana prej rreth 8 vitesh është pedagoge në Universitetin e Arteve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended