Pamje me dron, vijojnë punimet në stadiumin e Kukësit, kreu i Bashkisë Safet Gjici në inspektim

  • 4 years ago
Në një takim me stafin e punonjësve, Gjici ka vëzhguar nga afër punimet, duke u shprehur se është i kënaqur.

Gjithashtu ai u kërkon që të vazhdojnë të ecin me ritme të shpejta për të mbyllur pjesët e mbetura që duhen plotësuar, ndërsa bën me dije se stadiumi duhet të jetë i mbyllur në muajin gusht.

Sipas tij, me rikonstruksionin e stadiumit, ekipi i futbollit do mund të luajë në fushën e vet, në një stadium sipas parametrave

"Punimet për rikonstruksionin e stadiumit të futbollit "Zeqir Ymeri", po ecin me ritme të shpejta. Me rikonstruksionin e stadiumit, ekipi i futbollit do mund të luajë në fushën e vet, në një stadium sipas parametrave të UEFA", ka shkruar ai.

Recommended