Orges Shehi, trajner i Kukësit/ Gjici: Duro duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen

  • 4 years ago
As Gega e as Shkëmbi, trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi.


E zbulon vetë presidenti i nderit në klubin e verilindorëve, Safet Gjici, i cili për Top Channel, veç emrit të trajnerit zbuloi dhe kriteret e kontratës që ende nuk është firmosur kjo për shkak se Shehi ndodhet jashtë Shqipërisë momentalisht. Numri një i klubit nuk fshehu ambiciet për titullin, pavarësisht diferencës prej 4 pikësh me Tiranën.

?Trajneri i ri do të jetë Orges Shehi. Ai është i ri dhe me përvojë sidomos si futbollist. Unë ja kam bërë të qartë objektivin titull dhe kam besim tek ai. Nëse nuk e fitojmë atëherë do e shkarkoj si të tjerët, kjo është puna e trajnerëve?, u shpreh Gjici.

Në vijim Gjici dha një koment për dy emrat e përfolur, Gega dhe Shkëmbi.

?Shkëmbi është një trajnër t zoti kam biseduar me të dhe Skënder Gegën, por nuk e ktheva unë Gegën nga Amerika??.

Në fund një mesazh për Shpëtim Duron. Sipas Gjicit trajneri vet duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në sfidën kur u përmbys nga Tirana.

?Duro duhej të jepte vetë dorëheqjen e jo ta shkarkoja unë. Megjithatë i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij??.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kukesi#OrgesShehi#TopChannel

Recommended