Report TV -Veliaj: Në 11 shkurt, Tirona mbush 100 vjeç! Ju presim në aheng, raki dhe dolli

  • 4 years ago
Me rastin e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete, që do të kulmojnë me koncertin e së martës në sheshin ?Nënë Tereza?, ora 19.00 duke bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare dhe tiranase, ku nuk do të mungojë as Banda e qytetit dhe Ansambli ?Tirana?.

Sipas zyrës së shtypit të bashkisë, mes emrave të njohur të muzikës që do të këndojnë për publikun e kryeqytetit në natën e 11 shkurtit janë Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha dhe Valbona Mema.

Recommended