Te festosh ditëlindjen 1 herë në 4 vjet, shkrimtari Këtë vit mbush 10 vjeç, e konsideroj ditë me fat

  • 4 years ago
Kur muaji shkurt ka 29 ditë, sjell që gjithë viti të ketë 366 ditë duke marrë edhe emrin ?Viti i brishtë?.

I tillë është viti 2020, ku 29 Shkurti, ndonëse jo një datë historike apo festë kombetare është një ditë e shënuar për të gjithë ata që presin ta festojnë ditëlindjen e tyre 1 herë në 4 vjet.Edhe pse një rregull që përsëritet çdo 4 vite, në kënd historik ky ndryshim në kalendar mendohet se vjen nga romakët e Lashtë dhe më pas është përhapur në të gjithë botën perendimore.

Për të kuptuar si e përjetojnë festimin e ditëlindjes, të lindurit në këtë datë të veçantë kemi intervistuar personazhin tonë të ditës dhe ai është një shkrimtar.

?Jam përpjekur ta shoh si një veçanti, si diçka që duhet të më bënte të ndihesha fatlum.

Njeriu çdo rrethanë përpiqet ta përkthejë, në leverdinë e vet dhe kjo datë është një koiçidencë për mua përherë e këndshme, që më bën të ndihem edhe më i ri?, tha shkrimtari Erion Papagjoni.

Teksa tregon me batuta sesi ndihet që i duhet ta festojë datën e lindjes në një formë ndryshe nga shumë të tjerë, Erioni rrefen se kjo datë është e rëndësishme për të dhe se këtë vit ai feston ditëlindjen e tij të dhjetë.

?Në botën anglosaksone, neozelandezët ose australianët e llogaririsin për efekte ligjore të përgjegjësisë penale apo përgjegjësisë civile më datë 28, se unë jam jurist si profesion.

Recommended