Report TV - Deri dje 'ferri' i shoferëve, rikonstruktohet rruga Maliq-Libonik

  • 5 years ago
Në Korçë kreu i ekzekutivit inspektoi edhe punimet për rikonstruksionin e rrugës Maliq-Libonik.

Kjo rrugë nga Maliqi në fshatin Libonik ka qenë një tmerr i vërtetë për ata që kalonin aty, por tanimë gjithçka po ndryshon. Këtë e vuri në dukje edhe kryeministri Rama teksa këqyri punimet që po kryhen.Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu u shpreh se kjo rrugë ishte kthyer në ferr për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Ndërsa pas rregullimit që po i bëhet ajo do të jetë një rrugë me të gjitha standardet, do të ketë vende të caktuar për autobusë dhe korsi biçikletash, trotuare, ndriçim LED në të gjithë gjatësinë e saj. Kryeministri Rama pyeti edhe për cilësinë e punimeve.

Recommended