Report TV - Rikonstruktohet rruga pranë bllokut të ambasadave

  • 5 years ago
TIRANË- Krahas rehabilitimit të akseve kryesore, si ?Rruga e Durrësit? apo ?Rruga e Kavajës?, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët në brendësi të lagjeve. Rruga ?Sotir Peçi?, e cila lidh bllokun e ambasadave me Rrugën e Durrësit, është investimi më i fundit në kryeqytet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se pas ndërhyrjeve në akset kryesore, vëmendja po shtrihet edhe në hapësirat më të vogla mes lagjeve.

?Kemi punuar në të gjithë Tiranën në akset kryesore. Po punohet tek ?Rruga e Kavajës? me korsinë e biçikletave, kemi punuar me ?Rrugën e Durrësit? me pjesën e nëntokës, por ajo që vëmë re është se kemi disa xhepa të vegjël mes lagjeve, të cilat nuk janë prekur nga ky ndryshim. Rruga ?Sotir Peçi? është një prej tyre, pra në anën tjetër kemi ?Rrugën e Durrësit?, që është aksi tregtar kryesor i Tiranës, ndërkohë sapo kalon rrugën midis bllokut të ambasadave, kemi këto xhepa. Ndaj, jam i lumtur që kemi shfrytëzuar verën, por edhe fondet e mbetura nga buxheti, për këto projekte të vogla nëpër lagje?, tha ai.

Veliaj deklaroi se tani që ka përfunduar rehabilitimi i rrugës me sinjalistikë dhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, vëmendja do të jetë te ndërhyrjet në fasadat e pallateve për të krijuar lagje model. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës që të nxitojnë të zgjedhin administratorin dhe të aplikojnë për ?Fondin e Komunitetit?, për të bashkëfinancuar projektin me bashkinë.

?Rruga ?Sotir Peçi? është transformuar plotësisht, por nga niveli horizontal duhet të shkojmë edhe në nivelin vertikal. Ndaj, ashtu siç po punojmë edhe në këtë bllok në tokë, do të duhet të punojmë edhe me fasadat e pallateve. Lipset që banorët të organizohen e të caktojnë një administrator, dhe me administratorin t?ju japim prapë fonde, që të bëjmë edhe fasadat. Puna e bukur që është bërë në ?Rrugën e Durrësit? me fasadat, do të duhet që ta bëjmë edhe në Rr. ?Sotir Peçi? apo në të gjitha xhepat e tjera të Tiranës, duke e ndarë shpenzimin bashkë?, tha ai.

Recommended