Greqia drejt njohjes së Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia është me pranë njohjes se pavarësisë se Kosovës. Gjate takimit ne Prishtine me ministrin e Jashtëm Thaçi, shefi i diplomacisë greke Nikolaos Kotzias dha sinjale pozitive se qëndrimi i Athinës zyrtare, mund te ndryshoje.Nikolaos Kotzias:Persa i përket çështjes së njohjes, duhet te kemi parasysh dy kritere. Ato janë nevojat e te gjithë rajonit dhe interesi ynë kombëtar europian. Në të ardhmen duhet të shohim si do te jete zbatimi i tyre.Kryediplomati grek e ftoi homologun kosovar në Athinë për të hapur Zyrën e Kosovës.?Kemi marre vendim te hapim një zyre te Kosovës, nëse doni ajo mund te jete pranë zyrës sime ne ministrinë e Jashtme ne Athine. Jemi duke e mbështetur Kosovën, që të bëhet anëtare e INTERPOL-it dhe UNESCO-së dhe do ta mbështesim në të gjitha mënyrat. Gjithashtu, po e mbështetim që të krijojmë marrëdhënie politike mes BE-së dhe Kosovës dhe t?i ofrojmë Kosovës ekspertizën dhe kapacitetet tona, përvojën si vendi i vjetër ne BE?.Ndërsa Hashim Thaçi vlerësoi rolin e Greqisë ne rajonin e Ballkanit.Hashim Thaçi:Ne diskutuam për rolin pozitiv dhe të rëndësishëm që Greqia ka luajtur në rajon, për paqen, për stabilitetin, për bashkëpunimin mes vendeve por edhe për perspektivën euroatlantike. Do të kemi vizita edhe në Athinë por edhe në Prishtinë dhe e theksova, do të afirmojmë institucionalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë.Ministri i Jashtëm grek u takua edhe me kryeministrin Mustafa, qe shprehu angazhimin per bashkëpunim per paqen dhe stabilitetin ne rajon.

Recommended