Vuçiç-serbëve të Kosovës: Kini durim dhe 45 ditë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët sot në Beograd u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë kërkuar nga ai që të mbështesë vendimin për të braktisur të gjitha institucionet e Kosovës në të cilat ata punojnë.Këtë kërkesë e konfirmoi presidenti Vuçiç gjatë një konference për media pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe jugut të Kosovës.?Braktisja e parlamentit dhe gjitha institucioneve lokale ku janë zgjedhur në bazë të ligjeve të Kosovës, braktisja e policisë rajonale në veri, prokurorisë dhe të gjithë sistemit të drejtësisë së Kosovës? ka thënë presidenti Vuçiç duke dhënë detaje për kërkesën e 150 përfaqësuesve të serbëve të Kosovës të cilët ishin në këtë takim.Megjithatë presidenti serb tha se i ka lutur përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të kenë durim edhe 45 ditë deri në takimin e tij të planifikuar me presidentin e Kinës Xi Jinping, në fund të prillit në Pekin, në kuadër të samitit ?Rruga e Mëndafshit?.Ai tha se deri atëherë, për rrethanat e reja, do të diskutojë edhe me përfaqësuesë të tjerë ndërkombëtarë.Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe njëherë iu bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në Ushtrinë e Kosovës sepse, siç tha, ?ajo shërben vetëm për sulme ndaj serbëve?. Ndërkaq, atyre që janë bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës iu bëri thirrje të largohen nga ajo.Presidenti Vuçiq sikurse drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, komentuan sërish emërimin e Dijana Zhiviq si ministre e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.Ata e quajtën atë ?ministre private? e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj./ REL

Recommended