Top News - Regn-Cov2/ Ilaçi eksperimental që kuron Trump

  • 3 years ago
Donald Trump po trajtohet me një ilac eksperimental antitrupash që ka treguar rezultate premtuese në fazat e para por që ende nuk është miratuar nga rregullatorët. Sipas një deklarate të mjekut të tij, presidenti ka marrë një dozë të vetme tetë gramëshe të një koktejli antitrupash të quajtur REGN-COV2, një kombinim i dy antitrupash neutralizues njerëzor kundër virusit. Trajtimi është zhvilluar nga Regeneron Pharmaceuticals, që më herët ka zhvilluar një ilac të ngjashëm me antitrupa edhe kundër ebolas. Trump po ashtu po merr zink, vitaminë D, melatoninë, aspirinë dhe ilacin për urthin famotidinë që shpesh shitet në shba nën emrin e markës Pepcid. Edhe pse ilaci nuk ka treguar se funksionon kundër koronavirusit, studiuesit po e vëzhgojnë si trajtim i mundshëm. REGN-COV2 është pjesë e një klase eksperimentale të ilaceve të Covid 19 të njohura si antitrupat monoklonalë: kopje të pordhuara në laborator

të antitrupave njerëzor ndaj virusit që po studiohen për përdorim tek pacientët në fazat e para të sëmundjes. Të dhënat deri më tani janë të kufizuara, por këshilltari i shtëpisë së bardhë për koronavirusin, Anthony Fauci, është mes atyre që thonë se ilaci ka shfaqur premisa. Në një deklaratë për shtyp më herët këtë javë, regeneron tha se rezultatet paraprake kanë treguar se trajtimi redukton nivelet virale dhe përmirëson simptomat tek pacientët me covid 19 që nuk janë shtruar në spital. Por mjekët kanë thënë se Trump ka disa faktorë që e vendosin atë në kategorinë e rrezikuar për komplikacione nga covid 19, përfshirë moshën dhe peshën. Ndërkohë që mjekët janë të shqetësuar edhe nga niveli i lartë i kolesterolit që mund të rrezikojë një atak kardiak.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ilaci#Trump#TopChannel

Recommended