Trump sfidon Biden: Te bejme testin e droges |Lajme-News

  • 3 years ago
Në prag të debatit të parë publik mes rivalëve për garën presidenciale të 3 Nëntorit, Presidenti amerikan Donald Trump sfidon rivalin e tij demokrat Joe Biden që së bashku të bëjnë testin e drogës.

Trump hodhi dyshime se Biden përdor lëndë narkotike për të rritur performancën në daljet e tij publike. Kandidati republikan e quajti ?gjumash? rivalin demokrat duke nënkuptuar se ai nuk ka aftësi oratorike.

Por siç tha në një postim në Twitter, luhatjet e performancës së tij në debate kanë qenë të pazakonta, ndaj dhe ngre dyshime se vetëm përdorimi i barnave mund t?ia ketë shkaktuar këtë.

Në sulmet publike ndaj rivalit demokrat, Trump ka hedhur shpesh herë dyshime për mprehtësinë mendore të Biden që është aktualisht 77 vjeç, i cili nëse zgjidhet, do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Komentet më të fundit të Trump u bënë pak momente pasi New York Times publikoi disa dokumente që tregojnë se ai ka shmangur masivisht pagesën e taksave ndër vite.

Dy rivalët do të përballen në debatin e parë 90 minutësh, mbrëmjen e të martës në Fox News. Ata do të zhvillojnë gjithsej 3 debate deri në zgjedhjet e 3 Nëntorit, kur Trump synon marrjen e një mandati të dytë presidencial por Biden kryeson dukshëm në sondazhe ndaj Trump.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended