Top News - Korrupsioni në Shqipëri/ Rekomandimet, del raporti i KIE

  • 3 years ago
Shqipëria ka plotësuar 9 nga 10 rekomandimet e Këshillit të Europës në luftën kundër korrupsionit. Në seancën plenare të organizmit të Këshillit të Europës kundër korrupsionit u diskutua për Shqipërinë dhe masat që ka marrë vendi ynë në luftë kundër këtij fenomeni, sidomos në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas këtij raporti, pas 4 vjet monitorimi Këshilli i Europës arriti në përfundimin se Shqipëria ka zbatuar në mënyrë të kënaqshme ose ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme 9 nga 10 rekomandimet e përfshira në Raportin e saj të mëparshëm.

Sipas raportit, Kuvendi gjatë kësaj kohe ka punuar për të adresuar dy rekomandimet, të cilat lidheshin me parandalimin e korrupsionit në radhët e deputetëve. Organizmi antikorrupsion i Këshillit të Europës ka mirëpritur ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit si dhe ka mirëpritur ngritjen e sistemit për ofrimin e këshillimit për parlamentarët lidhur me çështjet e etikës.

Për rekomandimet lidhur me parandalimin e korrupsionit për gjyqtarët dhe prokurorët thuhet se zhvillimet e reja në sistemin gjyqësor si rezultat i zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin efektiv të Këshillit të Lartë Gjyqësor si organi kryesor përgjegjës për avancimin e standardeve etike në sistemin gjyqësor.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KE#Korrupsion#TopChannel

Recommended