Fushata elektorale ne SHBA, 7 nentori dita e zgjedhjeve presidenciale (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
7 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë po afron dhe fushata elektorale e dy kandidatëve pas debateve televizive është kthyer në terren. Kandidati demokrat Algor sot ka qenë në vendlindjen e Presidentit Klinton në Arkansas. Planet ekonomike të rivalit janë të rrezikshme, tha ai. Në pamje të parë ata duken se të pasurojnë, por po të ndalesh një moment dhe të vendosësh në bilanc anën buxhetore dhe përgjegjësitë fiskale, kupton se ne kemi nevojë të investojmë në edukim, shëndet dhe sigurime shoqërore.
Në anën tjetër Xhorxh Bush, kandidati republikan ka thënë se ajo çfarë ne premtojmë është përgjegjësi civile për ligjin, drejtësinë si dhe reforma për taksa. Sondazhet ende janë të paqarta sepse një ditë udhëheq Bush dhe një ditë Algori dhe gara mes të dytë duket mjaft e ngushtë. Megjithatë do të jetë 7 nëntori dita kur amerikanët do të votojnë për presidentin e tyre të ri./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/