Ekskluzive/ Almeda Abazi për Ditë e Re: Kur mësova shtatzëninë e mamit i thashë prit se jam unë

  • 3 years ago
#tvora #diteere #almedaabazi #tolgahan #ekskluzive

Aktorja dhe modelja e njohur, Almeda Abazi, e cila ja ka arritur të ngjitet në majat e suksesit të saj në Turqi ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubrikën ?Special Edition by Arjola Shehu? shumë gjëra mbi jetën e saj mes Turqisë dhe Shqipërisë. Të gjithë e dimë se bukuroshja shqiptare ka arritur t?i vjedhë zemrën aktorit të njohur të serialeve turke, Tolgahan Sayisman, të cilët u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit 2019.

Gjithashtu Almeda nuk la pa përmendur dhe një nga ndodhitë më të trishta të jetës së saj që është humbja e babait. I ati i Almedës është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç dhe gjatë gjithë kohës aktorja ka treguar se ndonëse kanë kaluar vite ajo ndjen mall për të dhe nuk ka arritur ta largojë asnjë moment nga mendja, sidomos tani pas lindjes të djalit , Efehan. Dëshira më e madhe e saj është ta kishte vetëm një moment pranë babain e që të mund të shikonte vogëlushin e saj.

?Gjithmonë, unë gjithmonë asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan ,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq. Nuk do doja asnjë gjë tjetër. Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë. Ka qenë një traum për ne, për mua dhe motrën time pasi edhe ajo ishte shumë e vogël, por më shumë ja kam ndjerë mungesën gjatë lindjes?

Nëse do e kishte pranë një çast çfarë mendon se do të thoshte?

?Ndoshta që do të ishte krenar për mua, nuk e di?

Ti çfarë do i thoje atij?

?Shumë gjëra, nuk e di. Që e dua shumë?

Lindja e djalit ish-missit shqiptar i ka dhënë forcë për të pranuar humbjen e babait dhe Efehan ka mundur të mbushë boshëllëkun që ai ka lënë pas.

A zvëndësohet ndonjëherë mungesa e babait?

?Jo nuk zvendësohet, asnjëherë. Në fakt është kjo, këtë gjë e kam vënë re pasi linda Efehan, para një viti kur flisja për babin Almedës i mbusheshin sytë me lot mbas lindjes së djalit, Efehan ka plotësuar atë pjesë. Mbas Efehan pranova ikjen e babit, pranova që babi nuk është më. Efehan plotëson atë boshëllëkun.?

Pas ikjes së personave të dashur kujtimet janë ato që mbeten pas. Almeda tregon se i ka dhuruar bashkëshortin të saj unazën e të atit dhe ai e mban gjithmonë me vete.

A mbani kujtime të babit, ndoshta mund t?i kesh dhuruar diçka dhe Tolgahan?

?Është unaza e babit që e mbante gjithmonë tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në varse.?



 Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekskluzive-tani-e-ka-tolgahan-almeda-i-dhuron-bashkeshortit-kujtimin-nga-i-ati/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http:...

Recommended