Kosova ka siguruar vaksinën/ Ministri Zemaj: Synojmë shmangien e valës së dytë të Covid-19

  • 3 years ago
Kosova po synon shmangien e valës së dytë të coronavirusit. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këtë do të bëjnë përmes inspektimit rigoroz të masave.


Derisa vjeshta afrohet dhe rritet numri i viruseve sezonal, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion vetëm 120 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

Por, si rrjedhojë e situatës pandemike që mund t?u kontribuojë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore qytetarëve, ministria ka paraparë blerjen dhe të 380 mijë të tjerave, për të cilat u anulua tenderi një herë shkaku i çmimit të lartë.

Zemaj poashtu disa herë ka theksuar se Kosova e ka të siguruar vaksinën kundër Covid 19, megjithëkëtë ka refuzuar të jap detaje se me cilat shtete apo organizata kanë arritur marrëveshje.

Ndërsa thotë se planifikojnë vaksinimin e 1.2 milionë banorëve, ku prioritet kanë moshat shtyra.

Në këtë fazë MSH-ja poashtu ka hartuar draftin e parë të ligjit për sigurimet shëndetësore, dhe si model është marrë shteti kroat.

Me gjithë lejimin e blerjes së tri barnave klinike (Remdesevir, Favirapri dhe Hidroklorokina) për trajtimin e pacientëve me Covid 19, ende nuk është bërë blerja e tyre.

Sa i përket rritjes së kapaciteteve testuese, janë blerë tri aparatura të reja për testet PCR, por që ende janë në fazën e licensimit, ndërsa brenda 2 javësh planifikohet furnizimi i gjashtë qendrave rajonale të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me aparaturat e nevojshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#ArmendZemaj#TopChannel

Recommended