“Ai më dhunonte unë qeshja”/ E moshura që bëri jetën e endacakes tregon historine e dashurisë

  • 3 years ago
?Mblidhja kanace ditën dhe natën flija ferrave, për 4 vite. Kjo ka qenë jeta që kam bërë.Pas kësaj ngjarje djali më kaloi në depresion, e vuajti shumë këtë histori. Vendosa të ikja nga Mamurrasi për të jetuar në Tiranë. Ne u bëmë endacakë. Në Kombinat gjithashtu mbaja frymën gjallë duke mbledhur kanace. Sot vajzën e kam në karrige me rrota. Ajo shpesh është bërë pre e dhunës së rrugës nga shumë adoleshtë. Vajzën ma hodhën në kazan, i thyen dorën, një grup fëmijësh nga Sharra dhe Kombinati. Më vonë munda të gjeja një shtëpi me qera?.
E braktisur nga të gjithë, madje edhe nga vëllezërit e saj 76-vjecarja rrëqeth me këtë histori, që e ka zanafillën nga konfliktet e hershme me familjen e burrit dhe vetë atë, kur tregon se edhe pse ai e la 6 vite pas martesës ajo e mbajti me zor.
?Jetë e zezë. Vitet e jetës sime i kam kaluar të trishtuara. Kunetërit e mi nuk ishin kurrë dakord, që unë të isha gruaja e vëllait të tyre. Ata nuk e donin as burrin tim. Kur nuk donin të vëllanë, as mua nuk do më donin. Pas 6 vitesh ai u divocua me mua. Katër fëmijë solla në jetë. Unë e mbajta me zor. Punoja vetë dhe mbaja fëmijët. Ai nuk ishte i përgjegjshëm. Ai më rrihte unë qeshja. E bëja për inat të kunatave. Ai ishte edhe në revani edhe në bakllava, një herë ishte me ne një herë më familjen e tij. 5 aksidente kam pësuar dhe nuk jam dorëzuar. Kam jetuar vetëm për fëmijët. Më kanë braktisur edhe vëllezërit e mi. Pasi unë nuk i pyeta kurrë për burrin që mora?, përfundon dramën e jetës kjo 76-vjeçare.

Recommended