Kirurgia humbi betejën me COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të shpëtonim! Njerëzit si ti s'vdesin kurrë

  • 3 years ago
TIRANË- Shkuarja në punë për mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës, sot nuk ka qenë aspak e lehtë! Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të shtunë ato nuk mundën t'i thonin "mirëmëngjes", koleges së tyre, Zyliha Kraja, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një muaji luftë me COVID-in.

Me "zemërimin" që nuk mundën ta shpëtonin e të pikëlluar për humbjen, kanë zgjedhur që të thotë disa fjalë për Krajën, kolegen e palodhur, doktoreshën humane dhe besnike të profesionit që i shërbeu deri në ditën e fundit profesionit.Detyra e vështirë, për t'i lexuar ato rreshta i është caktuar mjekut kirurg Shpëtim Ymeri, i cili as vetë nuk e kishte menduar që do i binte "kjo barrë e madhe".

"Nuk e mendoja kurrë që të më vije në këtë barrë që të flisja në këtë ceremoni mortore, mendoja që do të shtrëngoja dorën siç bëja në spital dhe të thoja "ia hodhe mikja ime". Nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale. Humbje e madhe për familjen, e mbarë qytetin. Ndihemi të pikëlluar për këtë humbje, të një profesioniste të vwrtetw, dokroreshë humane, të palodhur dhe fjalë pak dhe besnike të këtij profesioni që qëndroi deri në ditën e fundit. Burim frymëzimi, ne të jemi mirënjohës. Kemi kaluar momente stresi, lidhje e sakrifica por edhe sadisfaksionin që të të jep profesioni si kirurg. Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë, por jetojnë në mendjen dhe zemrat tona", tha ai, teksa nga pas ishin kolegët që nuk mbajtën dot lotët.

Recommended