Top News - Izraeli Kosova/ Vuçiç ishte kundër normalizimit

  • 3 years ago
Takimi I Washingtonit, që u mbajt me një objektiv të qartë: përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, pati dhe një element surprizë:të dy vendet njoftuan një përmirësim të marrëdhënieve me Izraelin, një njoftim I bujshëm ky si për administratën Trump, ashtu edhe për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Serbia njoftoi se do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, vendi i parë europian që e bën një gjë të tillë, ndërsa Kosova do të normalizojëe raportet e do të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre. Por ?The Times of Israel ? shkruan se presidenti serb nuk ka qenë i kënaqur me formalizimin e marrëdhënieve Jeruzalem-Prishtinë. Duke cituar një shënim në qebsiten e tij, gazeta thotë se ? ka pasur luftë të madhe në Ëashington mbi dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Izraeli dhe Kosova të njohin njëri-tjetrin?, me argumenton se kjo do të minonte politikat serbe. Në fund megjithatë duket është dorëzuar, duke u shprehur se nëse ?Izraeli e respekton Serbinë, ne do të zhvendosim ambasadën në Jeruzalem?. Netanyahu sqaroi se dhe ?Kosova ka rënë dakord të hapë ambasadën në Izrael, më konkretisht në Jerusalem?, duke u bërë kështu shteti i parë me shumicë myslimane që do të ketë ambasadën në këtë vend.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izrael#Kosovo#TopChannel

Recommended