Opinion Plus - Vangjel Dule: Minoriteti grek, ceshtje e shtetit shqiptar dhe jo bilaterale

  • 4 years ago
#OpinionPlus| #VangjelDule #BlendiFevziu (7 Maj 2007)

I ftuar në emisionin ?Opinion Plus? kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule foli mbi tensionimin e raporteve shqiptaro-greke.

?Besoj se kemi arritur të bëjmë atë që nuk bëhet në një vend. Marrëdhëniet shqiptaro-greke i kemi shndërruar në një debat të brendshëm dhe kryesisht është një debat mediatik. Me sa shoh dhe ndjek me shumë vëmendje marrëdhëniet bilaterale, nuk ka asnjë luhatje ose lëkundje në marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Çuditërisht i gjithë ky debat është i njëanshëm?.

Në lidhje me shtyrjen e vizitës së ministres së Jashtme së Greqisë, Dora Bakojanis, Dule tha se në dijeninë e tij nuk ka patur një datë të fiksuar për këtë vizitë, pasi nuk iu është komunikuar. Kreu i PBDNJ u shpreh i bindur në marrëdhënien e konsoliduar mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar se nuk mund të jenë e pre e tentativave për t?i lëkunduar.

?Midis vendit tonë dhe Greqisë fqinje ka disa konstante në marrëdhënien e tyre, të cilat prekin të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, siç janë në aspektin politik, ekonomik, shoqëror. Janë kaq të konsoliduara në kohë sa nuk mund të jenë pre e luhatjeve apo e tentativave nga disa media për t?i lëkundur ato?.

Ndërsa përsa i përket çështjes së minoritetit grek, Dule e konsideron një çështje të Shqipërisë dhe jo një çështje bilaterale.

?Çështjen e minoritetit grek e trajtojnë gabimisht si një çështje bilaterale sepse nuk është një çështje greko-shqiptare apo shqiptaro-greke. Çështja e minoritetit grek është çështje e shtetit shqiptar me qytetarët e vet të origjinës greke. Është një çështje e Shqipërisë me perspektivën e vet europiane dhe në marrëdhëniet e veta me Brukselin. Civilizimi i një vendi, europianizimi i jetës së një vendi në radhë të parë tregohet nga qëndrimi që mban ndaj atyre grupeve të cilat janë më të ekspozuara ndaj diskriminimit, dallimit dhe stereotipeve?.

Dule foli dhe për pozicionimin e Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut në raport me koalicionin qeverisës në vend./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended