Top News - Gëzuar ditën “mjau mjau”/ Një ditë për kafshët lozonjare

  • 4 years ago
Bota kërkon një arsye për të festuar thuajse gjithcka në cdo ditë të vitit.

Dhe kjo e sotmja nuk bën përjashtim. 8 gushti, është një ditë e gëzueshme, vecanërisht për adhuruesit e maceve në të gjithë botën. Ajo është dita ndërkombëtare e maceve.

Kjo u vendos në 2002 nga fondi ndërkombëtar i mirëqenies së kafshëve me qëllim që krijesa me pellush që adhurohet nga shumëkush, të kishte një ditë të sajën.

Sic e njohim ne, bota është e ndarë në dy lloje adhuruesish kafshësh. Gjysma përbëhet nga adhuruesit e qenve besnikë, dhe gjysma tjetër nga ata që shkrihen pas lajkave dhe përkëdheljeve të maceve. Me sytë e tyre të mëdhenj, pellushin e butë dhe hundët e lezetshme, këto të fundit janë shoqëruese të mira për çdokënd. Duke filluar nga raca siameze tek ajo persiane, për të vijuar me Munchkin dhe burmezen, raca të ndryshme macesh kanë pushtuar zemrat e njerëzve në vijimësi. Macet janë shpesh edhe tema debatesh, vecanërisht kur flitet se kush është kafsha më e dashur e njeriut, ato apo qentë.

E pa patur nevojë të thuash shumë, kjo festë shihet më së shumti në internet. Twitter është i tejmbushur me foto macesh të adhurueshme ndërkohë që nuk mungojnë edhe videot e lezetshme të tyre.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cat#TopChannel

Recommended