Ballkani Perendimor, vatra e re e Europes? | Lajme-News

  • 4 years ago
Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 viktima.
Prej disa ditësh, infektimet ditore janë mbi 1 300 në gjithë rajonin tonë që ka një popullsi prej afro 18 milionë banorësh. Ritmet ditore të infektimit janë më të lartat se në çdo vend tjetër të Europës që ka një popullsi të njëjtë apo më të madhe. Spanja që ka mbi dyfishin e popullsisë dhe ka qenë vatra e dytë më e madhe e kontinentit ka raportuar mbi 2 mijë raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit, më e larta në Europë për një shtet të vetëm, por që gjithsesi është më e ulët se vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjesëtim me numrin e popullsisë.
Sipas shifrave më të fundit, në vendet e Ballkanit Perëndimor infektohen çdo ditë 0.007% e popullsisë, ndërsa në Spanjë e njëjta përqindje është 0.004. Aktualisht Bosnja është vendi me numrin më të lartë të infektimeve ditore në rajon, siç duket edhe në këtë tabelë.
Ndërsa vendet me më pak infektime ditore në rajon janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended