Top News - Vrau shokun me çekiç/ Burg përjetë për Albert Zekajn

  • 4 years ago
Albert Zekaj nga Kopliku, që vrau me çekiç në 22 qershor 2017 Kreshnik Beqirajn, shokun e tij të dhomës në Fier është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm. Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes makabër.
Viktima dhe autori ishin njohur në një burg në Belgjikë, ndërsa pas ardhjes në Shqipëri vendosën që të jetonin në një shtëpi me qira në Fier. Beqiraj punonte në një pikë tregtimi bojrash, ndërsa Zeka nuk kishte një punë fikse. Ata jetuan për 2 vjet në të njëjtën banesë derisa në verën e 2017 Kreshnik Beqiraj u zhduk pa gjurmë, ndërsa Zeka u largua nga Fieri në Tiranë.

Pas 8 muajsh kërkime, trupi i tij i pajetë dhe i masakruar u gjet në mars të vitit 2018 nga një bari brenda një kanali në fshatin Daullas. Tre ditë me pas, policia arrestoi Albert Zekën i cili pohoi se e kishte kryer ai vrasjen, por ishte i dehur kur e kishte vrare shokun e ngushtë.
Sipas autorit të krimit gjithçka kishte nisur pas një sherri për qeranë, pasi viktima nuk kishte pranuar të jepte pjesën e tij, Zekaj kishte marrë një çekiç dhe e kishte qëlluar shokun e dhomës. Më pas, për të zhdukur gjurmët e kishte marrë kufomën dhe e kishte hedhur brenda në kanal.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbertZekaj#Fier#TopChannel

Recommended