Wake Up/ Petrit Bylykbashi dy herë me COVID: Fle me oksigjen. Ndjej faj, nëse kam infektuar të tjerë

  • 4 years ago
Petrit Bylykbashi është një personazh i njohur publik që në kohën kur ai mori pjesë në reality show-n Big Brother 4. Rreth 3 muaj më parë ai u infektua me koronavirus dhe për fat të keq ditët e fundit ka rezultuar përsëri pozitiv. Këtë fakt e ka bërë vetë publik përmes një statusi në Facebook ku ka treguar se virusi i është rikthyer shumë më agresiv sesa herën e parë. Petriti ka menduar se tashmë është imun nga ky virus dhe nuk është ruajtur aspak me masat mbrojtëse apo me distancim fizik. Ai do të na tregojë më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe mënyrën se si po e përjeton këtë periudhë të dytë të izolimit jo vetëm në aspektin e dhimbjeve fizike por edhe në atë psikologjike. "Diçka e çuditshme po ndodhte me turpin tim dhe e ndjeva këtë gjë. Me 26 mars u testova dhe rezultova pozitiv me COVID-19. U izolova dhe u mjekova me antibiotikë deri më datën 13 prill. U testova dy herë dhe rezultova negativ. Pas kësaj dola dhe nisa jetën normale me shumë takime me idenë se tashmë jam imun ndaj COVID. Bëra dhe testin serologjik dhe më rezultoi se trupi im ishte i mbushur me antitrupa. Kam folur me mikrobiologë për këtë. Pra isha i shëruar dhe jeta ime ishte normale, edhe të tjerët rrinin të sigurt me mua madje dhe unë isha i sigurt që tashmë asnjë nuk mund të infektohet prej meje. Por u ri infektova pas rreth 3 muajve. Tani unë e mbaj në shtëpi oksigjenin dhe më shumë nevojë për të kam natën jo ditën. Ka momente ditën që ndjehem aq mirë sa them këtë problemin me frymëmarrjen mos e kam psikologjike por kur vjen nata bëhet e vështirë dhe simptomat janë fizike, sepse mendja të mashtron me raste. Psikologjikisht jam goxha i fuqishëm dhe vetes ia pranoj se më çfarë po përballem. Kam kontaktuar realisht me psikolog. Gjendja ime psiqike është mirë, por ka momente të caktuara kur jam nën ndikimin e sulmeve dhe po përjetoj edhe momente të rënda psiqike. Unë jam më i fortë se virusi dhe do e kaloj dhe këtë. Dikush më tha se ky virus s'ka mundësi tjetër veçse duhet të jetë femër që rikthehet prapë. Por shqetësimi më i madh është ndenja e fajit që po më vret se kur mendoja se isha shëruar kam takuar shumë njerëz duke iu besuar fjalës së doktorëve se virusi nuk kthehet dhe sot nuk e di se çfarë dëmi kam bërë kë kam infektuar"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended