Rudina - Isida Mollaymeri dhe Alba Hoxha zbulojne lidhjen si kusherira! (30 Qershor 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #AlbaHoxha #IsidaMollaymeri

Në këtë pjesë të parë të parë të programit do të kemi të ftuara dy ballerina, që përvec pasionit për kërcimin kanë edhe lidhje gjaku, pasi janë kushurira. Në fakt ato kanë një lidhje të fortë mes tyre që është zbuluar vetëm së fundmi. Kur balerina Isida Mollaymeri ishte e ftuar në programin tonë, kushurira e saj, ballerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha teksa shihte programin postoi një video ku shkroi: Kushërira ime.
Ky fakt na ka surprizuar të gjithë pasi askush deri tani nuk ishte në dijeni për lidhjen e ngushtë familjare mes dy vajzave. Ne do ti kemi sot të ftuara në studio, për të na rrëfyer për pasionin për baletin, por edhe marrëdhënien si kushurira.

Diten e diel u shua në moshën 84- vjeçare Besim Zekthi, një nga figurat kryesore të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për pothuajse 5 dekada.Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura ?Vallja e shqipeve? dhe ?Festë ka sot Shqipëria? dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970. Karriera e tij shënon kulme suksesi jo vetëm në trevat shqiptare, por anekënd botës, ku me Ansamblin Popullor të Këngëve e Valleve, Besim Zekthi ?i dha zë e shpirt? valles dhe muzikës tonë tradicionale.

Alba Hoxha prezantuese motit. Alba balerinë në Tv Klan është dhe korerografe.
Isida Mollaymeri balerinë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Alba dhe Isida janë kushërira të dyta ( mamatë e tyre janë kushurira të para). Të dyja kanë mbaruar shkollën e baletit, Balet klasik. Ndërkohë Alba ndryshoi profil
Alba dhe Isida kanë qenë së bashku pjesë e ?Ëndërra një nate vere?

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended