Tirana, qyteti me numrin me te madh te vrasjeve (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Kësaj radhe në periferi të Tiranës në lagjen Shkozë ka mbetur i vdekur Çlirim Rifat Ago 35 vjeç. Ago banor i Shkozës është qëlluar me pistoletë në momentin që po kthehej në shtëpinë e tij rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Dy plumba në kokë dhe katër në trup e kanë lënë pa jetë atë.
Personat që kanë qëlluar janë larguar dhe deri tani nga policia nuk janë identifikuar autorët e krimit. Vetëm para disa ditësh në qendër të Tiranës mbeti i vdekur 21 vjeçari Alban Çela. Dje në Kamëz është tentuar të vritet një shtetas 22 vjeçar i cili ka mbetur i plagosur. Brenda gjashtë muajve, numri i vrasjeve në Tiranë e ka kaluar numrin 40. Ndërkohë shumica e vrasjeve mbeten të paidentifikuara ndërsa autorët largohen në drejtime të paditura./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended