Kastriot Islami u pergjigjet akuzave te Fatos Nanos (20 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Analiza politike e socialistit Kastriot Islami, lidhur me zhvillimet në Partinë Socialiste, nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së mbledhjes së djeshme të kryesisë së kësaj partie. Sipas Islamit, nëse socialistët vazhdojnë kështu, Partia Socialiste e ka të sigurtë humbjen në zgjedhjet lokale. Kryetari Nano mësohet të jetë shprehur dje se Islami është i vetmi socialist që dëshiron që Partia Socialiste të humbë në zgjedhjet lokale. Vetë zoti Islami sot për Televizionin Klan është shprehur:
"Kjo është qesharake do të thoja unë. Nano natyrisht kërkon prej kohësh të zhvlerësojë figurat e Partisë Socialiste. Natyrisht që personaliteti dhe integriteti im nuk varen shumë nga të tilla deklarata. Unë gjithmonë kam punuar ndershmërisht dhe kam realizuar të gjitha detyrat. Nëse Nano ka diçka konkrete, unë jam i gatshëm të diskutoj me të hapur dhe jo të hedhë deklarata rrugëve, kafeneve, apo siç mund të veprojnë të tjerët nga prapa fjalës. Nëse të gjithë këto difekte që janë prezente në Partinë Socialiste nuk do të ndreqeshin deri në fushtën e ardhshme elektorale, atëherë unë kam thënë që të mos jetë ai rezultat që dëshirojmë nga Partia Socialiste, dhe kjo konkretisht lidhet dhe me punë të pamjaftueshme të drejtuesve në nivele të ndryshme qoftë qendrore qoftë lokale të Partisë Socialiste."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended