Hapet korridori ajror mes Kosoves dhe Shqiperise |Lajme-News

  • 4 years ago
Tani e tutje, qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të cilët do të udhëtojnë nga vende europiane do të kenë më të shkurtër rrugën ajrore për 15 deri në 20 minuta. Kjo ul koston e harxhimeve të kompanive dhe ndikon direkt në uljen e çmimit të biletave. Ky shkurtim i rrugës vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për hapjen e korridorit ajror ndërmjet këtyre dy vendeve.
Shqipëria do të mund të shfrytëzojë korridorin ajror të Kosovës dhe anasjelltas.
"Me këtë marrëveshje u krijohet mundësia operatorëve që të mendojnë për funksionalizimin e linjës ajrore Kosovë ?Shqipëri, e cila ka kohë që nuk është funksionale?.
Për shkak të mungesës së kësaj marrëveshjeje, në linjën ajrore Kosovë-Shqipëri, që ka funksionuar një kohë të shkurtër pas luftës në Kosovë, është dashur që një aeroplan nga Shqipëria për të arritur në Kosovë të kalojë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.
Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended