Ora News - Shuhet politikani, studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare politikani, studiues dhe shkrimtari Moikom Zeqo. Ai ndërroi jetë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Më 31 janar-10 maj 1991, Zeqo u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe drejtoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Më 1991 dhe 1992 ai ishte kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së
Veprat- Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar për periudhën 1997-2005 dhe mban Urdhrin e Lartë ?Mjeshtër i Madh?.

Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shuhet-politikani-studiues-dhe-shkrimtari-moikom-zeqo

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended