Top News - VV nuk dorëzohet, nis mbledhjen e firmave në rrugë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja!

  • 4 years ago
Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar edhe në sheshin ?Nënë Tereza? të Prishtinës peticionin që nisi online në 30 maj me kërkesë të vetme mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


Deri më tani, janë mbledhur 46.654 firma. Lëvizja e Albin Kurtit vlerëson se zgjedhjet janë i vetmi legjitimet për qeverisjen e re. Fillimisht, peticioni ishte organizuar vetëm online por me zbutjen e masave kundër COVID-19, nga sot kjo do të bëhet edhe në mënyrë fizike. Ashtu si në Prishtinë, peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore të komunave të Kosovës.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaci për të mandatuar për krijimin e ekzekutivit të ri Avdullah Hotin e LDK-së. Për qeverinë Kurti, vendimi në fjalë është ?absurd? . Gjykata Kushtetuese konstatoi në 28 maj, se presidenti i Kosovës nuk ka kryer shkelje, por zyrtarë qeveritarë, deklaruan përmes një deklarate për shtyp se kjo Gjykatë, ?ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar përgjigjet e fituesit të zgjedhjeve?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#LevizjaVeteVendosje#TopChannel

Recommended