Report TV - Maqedoni e Veriut, rrëzohet helikopteri në aeroportin e Shkupit, një i plagosur

  • 4 years ago
Një helikopter i ministrisë Brendshme M 17 është rrëzuar sot në në platformën e vjetër të Stacionit policor në ?Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup?.

Mësohet se në  helikopter kanë qenë 5 persona, ndërsa nga përplasja është plagosur një person.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mësohet se helikopteri ishte ulur në aeroportin e Shkupit për t?u furnizuar, ndërkohë që era e fortë nuk e ka lejuar të ngrihet dhe për këtë arsye është përplasur në tokë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses të cilët kanë vënë në kontroll situatën

Recommended