Ora News - Ndahet nga jeta bilbili i këngës kosovare, Nexhmije Pagarusha

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ka ndërruar jetë bilbili i muzikës Nexhmije Pagarusha në moshën 86-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka ndarë përmes një postimi në ?Facebook? vëllai i saj Tarik Pagarusha.

Nexhmije Pagarusha e lindur në 7 maj 1933 njihet edhe si mbretëresha e muzikës shqiptare.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është shumë e gjerë dhe është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Ajo shkoi shkollën e muzikës për solo kanto në Beagrad, ku në vitin e tretë u shkëput për mos ta vazhduar më.

Në Beograd ka patur edhe paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

?Baresha? është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo. Nexhmija dikur është shprehur se muzika ishtë mjaft e rëndësishme në jetën e saj dhe se ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vdes-bilbili-i-kosoves-nexhmije-pagarusha

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended