Report TV - 'Lajm i trishtueshëm', Zhani Ciko: Nexhmije Pagarusha ishte një artiste e përsosur
  • 4 years ago
Muzikanti i njohur shqiptar, Zhani Ciko, e cilësoi një lajm të trishtueshëm ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai është shprehur se Pagarusha gëzonte një vokal të pazëvendësueshëm.

"E prita me shumë çudi. Njeriu i mendon këto raste. Por dhimbja është shumë e madhe. Nexhmije është një nga personalitete më të mëdhaja të këngës shqiptare. Ajo ishte e qënësishme për të ngritur këngën shqipe. Gëzonte një vokal të jashtëzakonshëm. Në historinë e muzikës nuk janë të zakonshme. Kishte një intepretim dhe origjinalitet në atë që përçonte. Ishte një artiste e përsosur. Ajo ishte në kuotat më të larta gjatë gjithë viteve." tha Zhani Ciko.
Recommended