Jean-Paul Gaultier tërhiqet! Pas 50 vitesh nuk do të modelojë më veshje

  • 4 years ago
Pas një karriere 50 vjecare, stilisti i famshëm Jean-Paul Gaultier ka vendosur të tërhiqet nga krijimi i veshjeve, edhe pse i kërkoi fansave të mos shqetësohen, sepse do të kthehet me projekte të tjera krijuese.


Biznesi i tij i modës dhe parfumeve do të vazhdojë; Gaultier do të heqë dorë vetëm nga stilimi i rrobave. Ai e dha vetë lajmin në Twitter kur sqaroi se shfaqja e tij e ardhshme në Paris, të mërkurën, do të jetë dhe e fundit e këtij lloji.

?Me këtë show, unë e mbyll. Do të jetë shfaqja ime e fundit haute couture. Duhet të vini, mos e humbisni?, ka shkruar ai. Më tej stilisti shtoi se ka një koncept të ri, të cilin do ta tregojë më vonë.

Le të mos i nxjerrim të gjithë sekretet, tha Gaultier. 67 vjeçari që krijoi recipetat ikonike të Madonës, e prezantoi koleksionin e tij të parë individual në vitin 1976, e që prej atëherë, është kthyer në një emër që la gjurmë në këtë industri, ndërsa konsiderohet dhe si njeriu që u bë i famshëm për kapërcimin e kufijve të modës, përmes mjegullimit të linjave mes veshjeve të burrave dhe grave.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mode#TopChannel

Recommended