Reshjet e dëborës zbardhin Malin e Tomorrit dhe Skraparin

  • 4 years ago
Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh, ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.


Siç shihet edhe në foto e video, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorit, që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë. Peizazhi dimëror që ofron Tomori është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit,që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.

E zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrinë në javën e shenjtë. Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës,që shihen mbi taracat e shtëpive,në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës,në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër,ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme. Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritur në disa centimetra,rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme,ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celsius pasditen e sotme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tomorr#Skrapar#TopChannel

Recommended