“Mini Shengeni”, liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
- 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liderët e Ballkanit Perëndimor këtë të shtunë kanë nisur në Tiranë Samitin e Trete Rajonal, i njohur ndryshe si Minishengeni Ballkanit. Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe ai malazez Milo Gjukanovic, po marrin pjesë në sesionit plenar. Më pas do të vijohet me takimin e delegacioneve përkatëse, që do të diskutojnë më në detaje çështjet e bashkëpunimit. Rezultatet e samitit të Minishengenit do të prezantohen në dreke, në një konferencë te përbashkët për shtyp. Ne qender te diskutimeve jane kater lirute themelore te bashkimit europian: lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, e kapitalit si dhe krijimi i lehtësirave në sektorin e shërbimeve. Ne samit mungon Kosova, pasi presidenti Thaçi deklaroi se nuk do te marre pjese ne asnje tryeze ku ndodhet presidenti vucic qe mohon masakrat ne Kosove.
Recommended
Veliaj merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor - Lajme - Vizion Plus
VizionPlusAlbania
Bashkia e Tiranës: Plani i Lanës, s’ka lidhje me Unazën - News, Lajme - Vizion Plus
VizionPlusAlbania
Tedi Papavrami interpreton muzikën e Bethoven në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
VizionPlusAlbania