Report TV - Po bënte manovra me makinë në Tiranë, kapet tepelenasi në kërkim për vjedhje

  • 4 years ago
TIRANË-Policia Rrugore ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë në rrugën ?Teodor Keko? një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë efektivët i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjetit sipas policisë theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos.

Nga verifikimet rezultoi se i arrestuari D. C. 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, që nuk e ka paguar. Njëkohësisht, u ndëshkua edhe me gjobë nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

Recommended