Anti-shpifja, Sejamini: Rama kufizon lirinë e mediave, një ligj të tillë e ka bërë vetëm Putini

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Neritan Sejamini nga Exit.al thotë se ligji për mediat i jep pushtet kryeministrit Rama për të kufizuar lirinë mediave.

Për emisionin "Tempora" Sejamini tha se qeveria do të përdorë këtë bazë ligjore për të sulmuar media të caktuara apo individë të caktuar të medias.

Neritan Sejamini: Pavarësisht nga emri që i është vënë këtyre paketave, pavarësisht nga motivimi që i është thënë në mënyrë sipërfaqësore thelbi i kësaj ka qenë për të përkufizuar aftësinë e njerëzve të mediave për të kritikuar apo për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me qeverisjen apo politikanët e lartë. Ky është një mjet që do ti japi pushtet zotit Rama dhe qeverisjes për të kufizuar lirinë e mediave dhe në përgjithësi lirinë e shprehjes së individit. Përshtypja ime është se atë qeveria do ta përdorë në mënyrë përzgjedhëse. Do përdorë këtë bazë ligjore për të sulmuar media të caktuara apo individë të caktuar të medias, patjetër që është një hap prapa. Ky ligj bie ndesh me të drejtat e lirisë së shprehjes. Në thelb është një ligj i panevojshëm sepse legjislacioni ynë parashikon vepra penale që kanë të bëjnë me shpifjen. Ky ligj është i panevojshëm në kuptimin e mbrojtjes së qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/anti-shpifja-sejamini-rama-kufizon-lirine-e-mediave-nje-ligj-te-tille-e-ka-bere-vetem-putini

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/ZurhZ-EGrTM
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended