Ora News - Çuçi takon vullnetarët e shtabit të emergjencave në Durrës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët që po ndihmojnë për kapërcimin e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Bledi Çuçi: ?Duhet të jemi krenarë për këta të rinj që nuk kanë kursyer aspak kohë nga koha e tyre që ditët e para të tërmetit. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për të përballuar situatën e rëndë. Besoj se pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë situatë kontrolli të gjendjes.?

Që prej datës 4 dhjetor mbi 100 të rinj e të reja janë vendosur pranë shtabit të emergjencave në Durrës për të asistuar administratën dhe ekspertët e huaj në fluksin e madh të qytetarëve të prekur nga tërmeti që kërkonin ndihmë.

Ata presin qytetarët në sportelet e Bashkisë, duke i ndihmuar me plotësimin e dokumentacionit për strehim, dorëzimin e akt-konstatimeve, dhënien e informacionit mbi bonusin e qirasë etj. Të rinjtë mbulojnë edhe linjën telefonike të emergjencave për të tre qarqet e prekura nga tërmeti, si dhe ndihmojnë në shpërndarjen, kategorizimin dhe paketimin e ndihmave.

Deri më tani rrjeti i vullnetarëve kanë bërë në total mbi 3 mijë orë pune.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cuci-takon-vullnetaret-e-shtabit-te-emergjencave-ne-durres-ishin-ndihme-e-jashtezakonshme-perballimin-e-situates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended