Report TV -Sot, dita ndërkombëtare e maleve...çfarë duhet të dini për Munellën e bukur

  • 4 years ago
Sot është dita ndërkombëtare e maleve .Kjo ditë është shpallur në 11 dhjetor të 2003 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB. Kur flasim për malet e Shqipërisë, na vijnë ndërmend malet si Korabi, Gramozi për shkak të lartësive të tyre që ato kanë.

Por shumë pak kemi dëgjuar për Munellën, i cili shtrihet në kufirin e rretheve të Pukës dhe Mirditës në veri të Shqipërisë me një lartësi prej 1991 metrash . Për shkak të terrenit të thyer dhe me një infrastrukturë të dobët bëhet e vështirë vizita në këtë mal. Aty ku strehohen edhe kafshë të rralla si Rreqebulli Ballkanik, një prej specieve më të rrezikuara nga zhdukja në Europë.Munella ende nuk është shpallur zonë e mbrojtur edhe pse është diskutuar, çka do të siguronte zvogëlimin e presionit human ndaj popullatës së Rrëqebullit dhe rimëkëmbjen e tij.

Munella nuk është mali i vetëm që spikat për bukurinë dhe shumëllojshmërinë e kafshëve. Shqipëria është një vend i pasur me bukuri natyrore, malet kanë një shumëllojshmëri të florës dhe faunës. Kamerat kurth të vendosura në Zonat e Mbrojtura vazhdimisht kanë fiksuar disa lloje kafshësh të rralla që ndodhen në Shqipëri duke nisur nga sorkadhet, derrat e egër dhe ujqërit.

Recommended