Ballkani i cenuar nga “fake news”/ Në krye për lajme të rremë, mediat serbe në Bosnje

  • 4 years ago
Vendet e Ballkanit janë më të cenueshmet në Europë nga lajmet e rreme dhe dezinformimi.


Pjesëmarrësit e konferencës se 4-t rajonale mbi sfidat e sigurisë në Europën juglindore ranë dakort që të gjithë pak ditë më parë se ky është një problem për të gjithë rajonin, e këtë qëndrim e përforcoi edhe instituti Open Society në Sofje. Shqetësimi kryesor lidhur me raportime të tilla në median mainstream e përben Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjes.

?Ngërci kryesor me Serbinë është se mediat më me influencë në vend, 6 të përditshme me shumë ndikim dhe pesë televizione kryesore janë pro-qeverisë e mbështesin presidentin Aleksandar Vucic dhe partinë e tij progresiste. Në hapësirën publike atje pothuajse nuk ka gazetari të paanshme?, thotë Marija Vu?i? nga platforma investigative KRIK.

Ajo shtoi se përhapja e lajmeve të rreme është e qëllimshme dhe se problem nuk ka të bëjë me mungesën e profesionalizmit apo gabimet. Në republikën Srpska, dy janë sipas gazetarit Emir Zulejhi?, burimet kryesore te fake news, agjencitë e lajmeve RTRS dhe SRNA. Dezinformimi dhe lajmet e rreme po përhapen me një shpejtësi ta paprecendet sot nëpër botë përmes platformave sociale, por edhe mediave kryesore.

Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i teknologjisë ne Massachussets del në përfundimin se informacionet e rreme përhapen sot më shpejt dhe më shumë sesa e vërteta; sipas verifikimeve të këtij instituti prestigjoz, të vërtetës I duhej 6 herë më shumë kohë për të mbërritur tek 1.500 njerëz sesa lajmit të rremë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FakeNews#Bosnje #TopChannel

Recommended