Tërmeti tragjik, shkon në 11 numri i viktimave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rendohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 11 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur nën rrënoja.Dy personat e fundit të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa 4 viktima janë shënuar në Durrës dhe 2 në Kurbin.Gjithashtu raportohet se mbi 300 persona po marrin ndihmë mjeksore në Tiranë dhe në Durrës, dhe fatmirësisht raportohet se gati 30 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.Tërmeti më i fortë dhe shkatërruesi ishte ai i i orës 03:54 të mëngjesit me magnitudë 6.4 ballë dhe prej atij momenti janë shenuar mbi 100 goditje dhe nuk perjashtohen goditje te tjera.

Recommended