Skënder Luarasi, 100 vjetori i lindjes - (20 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Skënder Luarasi personalitet i kulturës shqiptare, tashmë jo në jetë, miqtë e tij janë ata që kujtojnë 100 vjetorin e lindjes.

?Për kombin tonë qe fjala shqipe, kj fjalë u shkrua në abetare dhe përhapi dritën, ngriti shqipërinë. Qofshin kujtimet e mija pjesë e fjalës shqipe?. Këto janë perifrazime të shkëputura nga veprat e Skënder Luarasit. Ceremoninë e 100 vjetorit të lindjes Luarasi, e nderoi me pjesemarrjen e tij edhe presidenti Rexhep Mejdani. Nga kryetari i Akademisë së Shkencave Ylli Popa, janë treguar veçoritë e tij morale. Refertë dhe pak histori nga vepra e Luarasit është treguar nga shkrimtari Dritëro Agolli, i cili ka vlersuar krenarinë e tij dhe mos sprapsjen nga rruga e nisur. Skënder Luarasi jetoi, mori dhe dha diçka tek figurat e shquara, bashkëkohës të tij si Fan Noli, Çajupi, Çabej, Heminguej etj./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended