Ora News - Fluks fëmijësh në pediatrinë e Korçës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës në pediatrinë e Korçës.

Mjeku Robert Rado thotë se fëmijët paraqiten me simptoma të vjellash, temperaturë të lartë dhe dhimbje barku

Mjeku Robert Rado: ?Nga muaji tetor dhe në vazhdim kemi raste që na paraqiten me bark, të vjella, disa me temperaturë dhe disa të tjerë jo. Shumica e rasteve paraqiten në shërbimin tonë, marrin terapi ditore dhe largohen.?

Bluzat e bardha bëjnë apel që prindërit të bëjnë kujdes të shtuar për higjienën e fëmijëve ndërsa kërkojnë që të vegjlit e prekur nga viroza të mbahen në shtëpi për të shmangur përhapjen e infeksioneve tek të tjerët në çerdhe e kopshte.

Mjeku Robert Rado: ?Larja e duarve është kryesore, konsumimi i ushqimeve të pastra, ndjekja në dinamikë e fëmijës, paraqitja tek mjeku i familjes brenda 3 ditëve të para dhe vlerësohet rasti nga mjeku.?

Ne pediatrinë e Korçës këto ditë marrin terapi ditore rreth 80 fëmijë ndërsa fluksi i shtrimit në pavione është 2 deri në 10 raste.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fluks-femijes-ne-pediatrine-e-korces

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended