Ora News - Murrizi tregon çfarë po ndodh me opozitën e re: Nuk besoj që Hajdari është kërcënuar

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës pas pretendimeve se është kërcënuar me jetë nga kolegët e saj deputetë.

Por Myslim Murrizi, pjesë e të njëjtit grup parlamentar me Rudinën, është dyshues mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

I ftuar në Ora News, deputeti e lidh gjithçka me ndonjë tension të momentit ku sipas tij mund të ketë pasur ngritje zëri apo një gjest më tepër nga ndonjë deputet.

Murrizi: Nuk kam informacion por jam pak dyshues të besoj se çfarë thuhet. Unë personalisht kam qenë deputet në 1997-2001 kur kishim tre palë pushtete, një pushtet i zgjedhur me votë, komiteti i shpëtimit, bandat nëpër këmbë. Nuk besoj që ka pasur të këtij lloji.Pjesa tjetër është e këtyre institucioneve ku Hajdari mund ti jetë drejtuar me shkresë, ta hetojnë. Nuk e di pse ka ardhur ky denoncim.

Unë nuk besoj se është kaq e madhe dhe kaq dramatike. Në debate e sipër siç bëjmë të gjithë mund të ketë kaluar dikush një fjalë më tepër apo gjest më tepër. Kam bindjen se nuk ka të bëjë më kërcënime jetësore serioze, sidomos nga ata 9 deputetë që ishim dhe nga këta 5 që me dëshirën e tyre plotësuan formularin për të qenë pjesë e grupit parlamentar Demokrat.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/murrizi-tregon-cfare-po-ndodh-me-opoziten-e-re-nuk-besoj-qe-hajdari-eshte-kercenuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended