Tempora - Shengeni Ballkanik, Kocaqi: Rama po i bën presion Europës, show politik

  • 5 years ago
#rtvora #tempora

Historiania Elena Kocaqi ishte e ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora mbrëmjen e kësaj të marte me temë "Mes BE-së dhe Shengenit Ballkanik: Ku po e çon Rama Shqipërinë".

Ajo tha se Serbia ka që në shekullin 19 që kërkon një dalje në det dhe këtë e kërkon në mënyrë tregtare dhe diplomatike, ku sipas saj është kërkesë e vjetër, që daton qysh nga Konferenca e ambasadorëve në Londër, kur Serbia e mori Durrësin, por Austria mobilizoi 1 milion ushtarë për portin e Durrësit. Sipas saj gjithçka është një show politik dhe presion i Edi Ramës, ndaj Europës.

Kocaqi: "Vetëm për portin e Durrësit u rrezikua një luftë botërore, Serbia e ka mangësi mos pasjen e detit. Këtë union e shoh si një ëndërr e vjetër e Serbisë me det. Të dyja këto shtete nuk kanë det, si Maqedonia edhe Serbia. Ato e kanë ëndërr që të kenë një rrugë të lirë drejt detit. Ne duam të aderojmë drejt BE jo drejt Ballkanit, ne jemi dakord të kemi një fqinjësi të mirë, por tani nuk e kuptoj çfarë është kjo? Unë mendoj se është një presion që qeveria shqiptare ka dashur ti bëjë Europës, domethënë nëse nuk na merrni ne, ne bëhemi me këta. Ky karshillik shkon në interes të Rusisë. Ky union do të jetë më shumë në kontrollin e të Moskës dhe lindjes, se në një konflikt që mund të ketë nesër, Rusia sllavët i mbron."

Po flasim për një rajon që është i rrethuar nga NATO, këto rreziqe të së shkuarës mos janë më shumë folklor se sa realitet politik?

Kocaqi: "Ne kemi nenin 5 të traktatit të NATO-s që është një mbrojtje kolektive, por sot lufta nuk bëhet me armë, por me kulturë, ekonomi dhe dominim. Ai tjetri të falimenton dhe po të falimentoi ekonomikisht ti ke mbaruar. Në këtë rast ne kemi një bilanc tregtar negativ me rajonin, sidomos me Serbinë dhe nëse i lëshon portet, ti po ia bën bilancin edhe më pozitiv sepse ti nuk prodhon. Pse nuk kërkojmë ne bashkim doganor me Kosovën, çfarë e duam një bashkim doganor me Serbinë. Me kë je konsultuar për një marrëveshje të tillë? As me faktorin politik vendas dhe as majtas dhe as djathtas. Dhe më e keqja është se ti vëllait tënd i ke vënë taksë rruge në Durrës-Kukës, është një abuzim shumë i rëndë, një herë ke goditur ekonominë dhe një herë bashkimin kombëtar."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shengeni-ballkanik-kocaqi-rama-po-i-ben-presion-europes-show-politik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended